Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se është infektuar me COVID-19.

Kryeministri Avdullah Hoti i ka dëshiruar shërim më të shpejtë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kryeministri tha se “Kurtit i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurëve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme“./21Media