Hoti i uron shërim të shpejtë Macronit
17 Dhjetor 2020
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka uruar shërim të shpejtë Presidentit të Francës, Emmanuel Macron i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Hoti këtë e bëri përmes një statusi në Twitter.
“Sapo mësova se presidenti i Francës Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv në testim. Të dëshiroj rikuperim të shpejt dhe shpresoj se do të shërohesh së shpejti”, shkroi ai.
Sipas deklaratës për media presidenti francez 42-vjeç bëri një test pasi simptomat u shfaqën dhe tani do të izolohet për shtatë ditë. Macron “është ende i ngarkuar” për drejtimin e vendit dhe do të punojë në distance.. Franca këtë javë vendosi një shtetrrethim brenda natës për të ndihmuar uljen e rasteve./21Media