Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka kërkuar Kreshnik Gashit, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI). Kjo është bërë e ditur nga një njoftim për media nga zyra e kryeministrit Hoti.

Ligji për AKI përcakton se Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë. Ndërsa, shkarkohet nëpërmjet procesit të njëjtë me të cilin është emëruar. Pra, shkarkimi nuk mund te ndodh pa pelqimin e perbashket te Presidentit dhe Kryeministrit.

Kreshnik Gashi është emëruar Drejtor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë nga Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës më 25 nëntor 2019.

Drejtori i AKI shërben edhe si këshilltar i Presidentit dhe Kryeministrit për çështje të inteligjencës që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës. /21Media