Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, mbrëmë ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka përvojë të mjaftueshme që të udhëheqë dialogun me Serbinë duke thënë se kjo mungesë paraqet një hendikep për vendin në raport me Serbinë.

Ndërsa, sot i pari i Qeverisë, Avdullah Hoti Ia ktheu Osmanit duke thënë se  “kryetarja e Kuvendit nuk ka përvojë për ta udhëhequr Kuvendin”, duke shtuar se për Vjosa Osmanin ky është mandate i saj i parë./21Media