Hoti: Inflacioni 12%, qeveria u kujdes për bizneset që kanë kontrata me shtetin

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se qeveria nuk ka marrë masa substanciale lidhur me inflacionin, ashtu siç bënë vendet e tjera për të ulur barrën e qytetarëve.
Sipas tij, me përjashtim të shtesave në pensione dhe asistencë që janë të përkohshme masa tjera nuk shihen askund.
“Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe akciza nuk u ulën, jo se nuk ishte e përballueshme për buxhetin, por për shkak se ishte propozuar opozita (nga LDK-ja). Si rezultat i inflacionit, shteti inkasoi shumë më tepër të hyra, të cilat nuk i shpenzoi dhe, si rezultat, ato u zhvlerësuan së paku për 12%. “, shkroi Hoti në Faqcebook.
Hoti  po ashtu tha se pushtetarët u kujdesën për një pjesë të bizneseve, sipas tij ato biznese që kanë kontrata me shtetin për investime kapitale.
“Kuvendi e miratoi ligjin diskriminues për punët publike, me të cilin bizneset mund të rrisin çmimin e kontratave me shtetin deri në 20% për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve. Sikur të uleshin ngarkesat tatimore dhe akciza në naftë, atëherë efektet do t’i ndienin të gjithë pa përjashtim. Nuk do të kishte pasur nevojë për këtë ligj diskriminues. Nuk do të ishin mbledhur mjete pa nevojë në buxhet, të cilat po zhvlerësohen.”, përfundoi Hoti./21Media

Back to top button