Kryeministri i Kosovës,  Avdullah Hoti, ka bërë sot homazhe në nderim të jetës dhe veprës të ikonës së muzikës së mirëfilltë shqipe, Ismet Peja.

“Këngëtari Ismet Peja ka hyrë në historinë artistike të Kosovës. Ne të gjithë jemi rritur me këngët e tij, sot vërtet është ditë e dhimbshme për familjen e komunitetin artistik. Por ne do ta kujtojmë gjithmonë më këngët e tij”, tha Kryeministri Hoti.

Në emër të Qeverisë së Kosovë, kryeministri Hoti shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi sot ka shprehur ngushëllime për familjen e Ismet Pejës. Dumoshi ka thënë se emri i Ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare, me melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë muzikore të Kosovës në përgjithësi.

Ismet Peja është lindur më (27 Prill 1937). Ai ishte këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Ai ishte lindur në Gjakovë, biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar. Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare kishte filluar të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i ka arritur me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë. Albumi i tij i parë kishte dalur në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Ismet Peja do të varroset sot në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë./21Media