Situatën e krijuar nga Covid-19 në vend, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po e krahason me kohën e luftës. Ai thotë se kjo kohë për Kosovën është më e vështira në 20 vitet e fundit.

Hoti në një konferencë për media kërkoi kujdes të madh nga qytetarët për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Jemi ne situatën me të vështirë në 20 vitet e fundit kjo situatë krahasohet vetëm me luftën, imagjinoni prej se ka filluar pandemia janë mbi 700 raste me fatalitet, kjo është kohe lufte dhe ne kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen e secilit qytetarët që të kujdeset me se pari për familjen e vet koleget e punës, pronari i biznesit të kujdeset për sigurinë  e shëndetit te klientëve, bartësit e institucioneve te kujdesen për punëtorët e vet që ti përmbushin kushtet e nevojshme për te qene te sigurt”, tha Hoti.

Hoti bëri të ditur se momentalisht në klinikat e Kosovës janë të shtrirë 626 pacinetë me Covid-19.

Tani për tani në Kosovë janë 8 mijë e 253 raste aktive me Covid-19/21Media