Sonte me fillim nga ora 8:45 fillon ndeshja e Kosovës me Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, i ka uruar fat kombëtares së Kosovës në futboll në ndeshjen e sotme.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova është shumë afër kualifikimit për në Kampionatin Evropian.

“Jemi shumë afër kualifikimit për EURO2020. Shumë fat sonte djema”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media 

Jemi shumë afër kualifikimit për #EURO2020.

Shumë fat sonte djema!

#KosovaEuro2020 🇽🇰

Posted by Avdullah Hoti on Thursday, October 8, 2020