Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit në Francë me presidentin Emmanuel Macron, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Megjithatë, sipas tij, kjo nëse dialogu çon te njohja reciproke.

“Ka qenë ndër vizitat e para bilaterale pas shumë vitesh në pallatin Elize. Në bisedë me presidentin Macron kemi diskutuar se dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme. Ajo që është me interes është se Franca mbetet e interesuar për integrimin e Kosovës sa i përket aspektit euroatlantik. Në vjeshtë të këtij viti, pritet të mbahet edhe një forum për biznese. Kam nënshkruar dy marrëveshje. Këtë të premte mbahet Samiti i Parisit, i organizuar nga Macron dhe Merkel. Edhe në takim që kisha me Macronin kam treguar qartë qëndrimet tona sa i përket dialogut me Serbinë, që e përmbyll një çështje të hapur mes dy vendeve. Ne jemi të gatshëm të hyjmë në procesin e dialogut mirëpo që nënkupton njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vende. Sepse vetëm njohja reciproke e qetëson këtë pjesë të Ballkanit.”, ka thënë Hoti.

Hoti u shpreh se Franca vazhdon të jetë mike e Kosovës./21Media