Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media njoftoi lidhur me takimet që ka pasur në Bruksel.

Hoti tha se tema që është diskutuar në të gjitha këto takime janë me interes duke filluar nga liberalizimi i vizave, shkruan rtv21.tv.

Ai u shpreh se ka një mirëkuptim të plotë për nevojën që qytetarët të lëvizin lirshëm, duke e përmendur edhe edhe atë që deputetët e Parlamentit Evropian kanë nënshkruar një letër përmes të cilës kanë kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel të vendosë në agjendë të Këshillit Evropian çështjen e libëralizimit të vizave për Kosovën.

Megjithatë, Hoti theksoi se nuk ka për të dhënë datë pasi që kjo nuk është në kompetencat e tyre. /21Media