Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka udhëtuar dje në Bruksel. Këtë e ka bërë të ditur shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark.

Wigemark ka lavdëruar kryeministrin kosovar që ka udhëtuar në klasën ekonomike e jo në atë të biznesit.

“Heqim kapelat për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili sot udhëtoi me ne në klasën ekonomike në aeroplanin Prishtinë – Vjenë dhe më pas në aeroplanin nga Vjena në Bruksel. Sa kryeminsitra të tjerë të Ballkanit Perëndimor do t’i kursenin të hollat e taksapaguesve në këtë mënyrë?”, ka shkruar Wigemark.

Të enjten pritet të takohen për herë të parë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq./21Media