Të dhëna mbi të prekurit nga koronavirusi

Të dhëna mbi të prekurit nga koronavirusi

Deri me datë 8 prill 2020 për SARS-Cov-2 në Kosovë janë testuar 2570 persona. Prej tyre pozitiv kanë rezultuar 224 raste (35 prej tyre nga komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok).

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka bërë të ditur se kategoria më e prekur janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç. Ndërsa sa i përket gjinisë, meshkujt janë më të prekur sesa femrat.

Numri i të shëruarve nga koronavirusi është 37./21Media