Para takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë

Para takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë

Qeveria e Kosovës konfirmon qëndrimin për mos aplikim në asnjë organizatë ndërkombëtare për anëtarësim para datës 27 qershor kur pritet të mbahet takimi në Shtëpinë e Bardhë, ashtu siç ka kërkuar emisari special Richard Grenell.
Për këtë vendim Kryeministri Avdullah Hoti, pritet të raportoj para komisionit për Punë të Jashtme por edhe për përgatitjet para takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Ndryshe nga pala kosovare, Serbia nuk e mbajti zotimin e dhënë para ambasadorit Grenell për të mos lobuar kundër pavarësisë së Kosovës.(Teksti- Burim ZARIQI, kamera- Sahit TROSHUPA)./21Media