Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha sot se ka marrë garancë që marrëveshja e 4 qershorit  për normalizim ekonomik me Serbinë, e arritur në Uashington, do të zbatohet edhe pas ndërrimit të administratës amerikane.

“Unë besoj që e mira në këtë proces është që marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në nuk janë ndikuar asnjëherë se cila prej partive, demokrate apo republikane që ka qeverisur në SHBA. Jam i bindur që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim. Edhe komunikimi që kemi pasur deri tash, gjatë këtyre javëve kemi marrë garanca që marrëveshja që kemi nënshkruar më 4 shtator do të vazhdojë të zbatohet pa asnjë hezitim”, u shpreh Hoti.

Pararakisht Hoti tha se gjatë kësaj periudhe, ka pasur komunikim të rregullt me administratën të presidentit Donald Trump. Por shtoi se shpreson që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe pas 20 janarit, kur Joe Biden do të inaugurohet si president i ri i SHBA-së.

Me praninë e presidentit Donald Trump, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me 4 shtator në Shtëpinë  e Bardhë nënshkruan dokumente të ndara për normalizimin ekonomik./21Media