Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u deklarua edhe për “avullimin” e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

i pari i Qeverisë ka thënë se mashtruesit e keqpërdoruesit nuk kanë me i pasë vend kanë me dalë si minjtë mbi sipërfaqe.

“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për të siguruar se sistemet janë të mbrojtura. Organet e rendit janë duke bërë punën e vet. Mashtruesit e keqpërdoruesit brenda sistemit publik, institucioneve, nuk kanë me pasë vend do të dalin mbi sipërfaqe së shpejti si mijtë kur të iu hyn uji përfundi”, tha Hoti.

Dje pas raportimit për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari, u bë thirrje edhe për shkarkimin e ministres së Financave, Hykmete Bajrami.

Një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G, dyshohet se ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Gllogocit, 30 kilometra larg Prishtinës. Policia ka njoftuar zyrtarisht se të martën në mbrëmje, pas hetimeve të zhvilluara, është arritur të arrestohet një i dyshuar derisa dy të tjerë gjenden në arrati./21Media