Kryeministri i Kosovës,  Avdullah Hoti ka kërkuar nga kryesuesi i Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Šefik Džaferović heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve. Njëkohësisht Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës.

Kryeministri Hoti, këto kërkesa i bëri sot gjatë një bisede telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Šefik Džaferović. Gjatë kësaj bisede, bashkë me Kryeministrin Hoti ishin edhe Zëvendësministri i Tregtisë e Industrisë,  Ćerim Bajrami dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri.

Bosnje e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Bosnje e Hercegovina dhe Kosova aplikojnë regjim të vizave për qytetarët e njëra-tjetrës. /21Media