Deputetët votojnë kundër

Deputetët votojnë kundër

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, kritikoi kryeministrin për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme. Propozoi që të tërhiqet kjo kërkesë.

“Ne kemi kërkuar seancë të jashtëzakonshme, në asnjërën prej tyre deputetët nuk kanë marrë pjesë, me arsyetimin se është epopeja, kemi kërkuar të merremi me çështje fundamentale, sot është dita e tretë e epopesë kur ka ndodhur masakra, e sot mblidhet Kuvendi me kërkesë të kryeministrit për me diskutu për çështje që nuk janë urgjente. Kjo është fyrje për ato viktima, nuk ka asnjë kuptim qe kuvendi në ditën e tretë të mblidhet, se paku në këtë ditë nuk duhet të diskutohet. Kërkoj që kryeministri ta tërheqë kërkesën dhe ky debat të shtyhet për ndonjë ditë tjetër”, ka thënë Hoti.

Me anë të një mocioni procedural në të cilin votuan 31 deputetë për, 43 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi vazhdoi me seancën e jashtezakonshme, pasi që shumica e deputetëve votuan kundër shtyrjes së kësaj seance.

Kjo seancë i ka dy pika të rendit: Shqyrtimi i dytë i projektligjit për kompetencat e delegacionit shtetëror, si dhe shqyrtimi i Platformës për Dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare. Pas seancës së jashtëzakonshme do të mbahet seancë plenare.

Në seancë janë të pranishëm 83 deputetë./21Media