Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se do të merr pjesë në takimin e liderëve ballkanik për të ashtuquajturin Mini-Schengen.

Ai tutje i është kundërpërgjigjur reagimeve të shumta kundër vendimit për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion.

Hoti pas një vizite që i bëri Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky vendim, pasi puna e këtij njësiti do të vazhdojë e paprekur, përfshirë edhe hetimet që kanë pasur.

Hoti ka folur edhe për takimin e nesërm në Bruksel ku tha se do të bisedojnë mbi dëmet financiare shkaktuar Kosovës nga Serbia.

Ndërsa përsëriti se tema e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës ende nuk është pjesë e diskutimeve të partnerëve të koalicionit qeverisës.