Hoti: Kosova do të pauzojë nga kërkesat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

 

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbajtur një konferencë për media, ku prezantoi elementet kryesore të marrëveshjes e cila u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka thënë se marrëveshja e nënshkruar ka dy elemente kryesore është ajo për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe njohja e Kosovës nga Izraeli.

E nënshkruam marrëveshjen, një hap i madh drejt normalizimit të plotë mes marrëdhënieve me njohje reciproke. Elementet kryesore të marrëveshje, e cila është historike për rëndësinë që ka për marrëveshjen finale në prezencë të presidentit Trump dhe pjesën të administratës amerikane”, ka thënë kryeministri,

Ai ka thënë tutje se marrëveshja fillon së zbatuari brenda një viti.

Hoti ka bërë të ditur para mediave se pas nënshkrimit të marrëveshjes se janë pajtuar që Kosova për 1 vjet të pauzojë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Kemi marrë zotime në përputhje me politikat që ka SHBA-ja. Kemi marrë zotim që për 1 vjet të pauzojmë për anëtarësim në organizata Ndërkombëtare, ndërkaq Serbia është obliguar që për 1 vjet të ndalojë kampanjat kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka bërë të ditur Hoti.

Kryeministri ka theksuar se “ka pritje të mëdha që këto projekte ta ndërrojnë imazhin ekonomik”.

Hoti ka thënë se sapo të kthehen në Kosovë do ta prezantojnë marrëveshjen në Kuvendin e Kosovës./21Media

Back to top button