Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti pas mbledhjes së sotme ka thënë Kosova është në mesin e vendeve që më së miri e ka menaxhuar situatën me pandeminë.

Hoti ka shtuar se informatat nga IKSHPK janë pozitive dhe masat që janë marrë kanë dhënë rezultat.

“Numri i të infektuarve ka rënë në 200-300 prej 700-800 rasteve që kemi pasë. Sipas vlerësimeve ndërkombëtare edhe sipas universitetit John Hopkins ne jemi në mesin e tri-katër vendeve që më së miri e kemi menaxhu pandeminë. Ne duhet të angazhohemi që tash me ardhjen e bashkatdhetarëve të sigurohemi për respektimin e masave”, ka thënë Hoti./21Media