Hoti: Kosova së shpejti do ta hap ambasadën në Izrael

 

 

Kryeministri Avdullah Hoti tha se ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun në praninë e presidentit Donald Trump dhe se janë zotuar që pa humbur kohë të vendosin marrëdhëniet diplomatike.

Sapo të kthehemi në Prishtinë do të punojmë që sa më parë Kosova të ketë ambasadën në Izrael. Ky është lajm i jashtëzakonshëm pas më shumë se tri viteve të një bllokade të njohjeve të reja. Kjo mbështetje e SHBA-së është esenciale për anëtarësimin në NATO dhe OKB”, tha kryeministri në konferencën ku prezantoi elementet kryesore të marrëveshjes./21Media

Back to top button