Hoti: Kosovarët shpenzuan rreth 89 milionë euro për viza që nga viti 2016

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se për periudhën 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza.
Hoti tha se ‘ata që i vonuan vizat, duhet të marrin përgjegjësi’.
“Për periudhën 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada (sipas raportit të BPRG të tetorit 2022). Ata që i vonuan vizat nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësinë”, shkroi Hoti./21Media 

Back to top button