Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është kthyer nga Brukseli.

Hoti ka bërë të ditur se sapo ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ai ka pranuar një kontroll rutinore nga doktoresha që ishte aty.

“Sapo zbritëm në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, doktoresha e Komunës së Fushë Kosovës na bëri kontrollën rutinore, sikur çdo udhëtari tjetër që arrin në Kosovë. E falënderoj atë dhe të gjithë stafin shëndetësorë në gjithë Kosovën për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm. Të kujdesemi për veten dhe familjet tona, që mjekët tanë ta kenë më të lehtë. Maska – Distanca – Higjiena personale”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti në Bruksel ka zhvilluar një takim me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian./21Media

Sapo zbritëm në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, doktorresha e Komunës së Fushë Kosovës na bëri kontrollën…

Posted by Avdullah Hoti on Friday, 17 July 2020