Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kujtuar oficerin Enver Zymberin, i cili ra në krye të detyrës. Në nëntë vjetorin e vdekjes së tij, Hoti tha se ishte shembull i sakrificës e besnikërisë ndaj atdheut.

“Sot bëhen 9 vite nga rënia heroike e Enver Zymberajt. Ai ra në kryerje të detyrës, si shembull i sakrificës e besnikërisë ndaj atdheut. Ai ra heroikisht që në Kosovë të sundon rendi dhe ligji. Në këtë përvjetor të rënies së tij, ndjejmë obligim, por edhe motiv të përbashkët për funksionalizim të plotë të rendit kushtetues, për një të ardhme ku sundon rendi dhe ligji”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Sot bëhen 9 vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak./21Media

Sot bëhen 9 vite nga rënia heroike e Enver Zymberajt.

Ai ra në kryerje të detyrës, si shembull i sakrificës e…

Posted by Avdullah Hoti on Saturday, 25 July 2020