Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria paraprake ka qenë plotësisht e përgatitur për procesin e dialogut. Ndërsa ka theksuar se të gjitha dokumentet i janë dorëzuar kryeministrit aktual, Albin Kurtit, me rastin e dorëzimit-pranimit të detyrës.

“Kryeminsitri aktual ka pranuar të gjitha informatat për të gjitha zhvillimet në procesin e dialogut. Unë mbetem i hapur dhe i gatshëm për çdo informatë për këtë proces gjatë kohës sa kam shërbyer si kryeministër i vendit”, ka shkruar ndër të tjera Hoti në Facebook.

Ky reagim i Hotit vjen pasi kryeministrit, Albin Kurtit, të enjten ka thënë se për procesin e dialogut Qeverisë po i mungon informacioni, pasi sipas tij, “mungon dokumentacioni”./21Media

MBI PROCESIN E DIALOGUT NË QEVERINË PARAPRAKE

1

Qeveria paraprake ka qenë plotësisht e përgatitur për procesin e…

Posted by Avdullah Hoti on Friday, 30 April 2021