Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova është bërë shembull në rajon dhe më gjerë për menaxhimin e pandemisë gjatë qeverisjes së tij.

Në raportimin e tij për 100 ditët ka thënë se Kosova është hequr nga lista e vendeve të rrezikshme.

“Për këtë pandemi jemi sharë shumë edhe në këtë Kuvend, por sot jemi bërë shembull në rajon dhe më gjerë se si menaxhohet kjo situatë. Kosova është hequr nga lista e vendeve të rrezikshme dhe ata persona që kanë shtrembëruar të dhënat e numrit të infektuarve për ta nxjerrë vendin e tyre keq, sot duhet të turpërohen”, ka thënë Hoti./21Media