Hoti thotë se qeverinë e re e presin vendime të shpejta që ri-vendosin partneritetin me SHBA dhe BE

Hoti thotë se qeverinë e re e presin vendime të shpejta që ri-vendosin partneritetin me SHBA dhe BE

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas deklaratës së të dërguarit special të Donald Trump për dialogun Kosov –Serbi, Richard Grenell, ka thënë se LDK është vonuar me veprime ndaj Qeverisë Kurti.

Hoti tha se mesazhet kryesore të Grenellit i kanë rrëzuar konspiracionet e marra që kanë qarkulluar tash e sa kohë.

Këtë deklaratë ai e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku shtoi se qeverinë e re e presin vendime te shpejta, te qarta, që ri-vendosin partneritetin tonë me SHBA dhe BE. /21Media