Hoti ligjin dhe platformën për dialog i ka quajtur absurde

Hoti ligjin dhe platformën për dialog i ka quajtur absurde

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se ligj dhe platformë për dialog është vetëm kushtetua.

“Ligji për dialogun dhe platforma për dialog, qe do te diskutohen nesër ne Kuvend, janë dokumente absurde pa baze kushtetuese. Ta kenë të qartë të gjithë se ligj dhe platformë për dialog është vetëm KUSHTETUTA. Ndërkaq, ekip i dialogut është QEVERIA legjitime.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Kryesia e Kuvendit sot ka vendosur që nesër në ora 9:00 do të mbahet seancë të jashtëzakonshme me dy pika të rendit të ditës: Shqyrtimi i dytë i projektligjit për kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë dhe Platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizmin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve./21Media