Hoti: Marrëdhënia me SHBA-në ekzistenciale për Kosovën

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë të rëndësisë ekzistenciale për Kosovën dhe jo për SHBA-në.
Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se duhet të angazhohen të gjithë për të mirëmbajtur miqësinë, siç e ka quajtur ai, të përhershme me SHBA-në, që është mbështetësi kryesor i Kosovës.

“Ne ndajmë vlerat e përbashkëta si: përkushtimi për të mbrojtur liritë individuale dhe kolektive, mbrojtja dhe avancimi i demokracisë, shtypi i lirë dhe shoqëria civile dinamike që e mbikëqyrin pushtetin, ndarja e qartë e pushtetit ekzekutiv e legjislativ nga gjyqësori, si dhe ekonomia e lirë të tregut dhe konkurrenca si bazë për zhvillim dhe mirëqenie individuale e kolektive”, ka shkruar Hoti./21Media
Back to top button