Hoti raportoi në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi Për procesin e dialogut, kryeministri Avdullah Hoti ka raportuar sot edhe para deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët i siguroi se marrëveshja finale me Serbinë do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Theksoi se nuk do të ketë dialog teknik dhe se të gjitha takimet vijuese do të jenë vetëm për draftimin e marrëveshjes finale me njohje reciproke. Sipas Hotit integriteti territorial i Kosovës  nuk do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë./21Media

Hoti raportoi në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi

Për procesin e dialogut, kryeministri Avdullah Hoti ka raportuar sot edhe para deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët i siguroi se marrëveshja finale me Serbinë do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Theksoi se nuk do të ketë dialog teknik dhe se të gjitha takimet vijuese do të jenë vetëm për draftimin e marrëveshjes finale me njohje reciproke. Sipas Hotit integriteti territorial i Kosovës  nuk do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë./21Media