Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka deklaruar se masat e reja të ndërmarra nga Qeveria për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit do të hyjnë në fuqi të hënën e 6 korrikut.

”Masat e reja kundër covid-19 hyjnë në fuqi të hënën, 6 korrik 2020”, ka shkruar Hoti në Facebook.

 

Kryeministri Hoti sot në një konferencë për media ka thënë se nga sot qytetet më të prekura të Kosovës, Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrria do të kenë kufizim të lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Sipas tij qytete tjera mund të shtohen në këtë listë ose këto që janë të hiqen varësisht nga zhvillimet. Këto masa do të vlejnë edhe për gastronominë. Lokalet nuk do të lejohen të punojnë nga ora 21:00 deri në orën 05:00, dhe jashtë këtij kufizimi do të mund të punohet vetëm në hapësirat e hapura, apo me opsionin take-away. /21Media