Ezekutivi i zgjedhur dje ka mbajtur mbledhjen e parë sot të drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti.

“Me urimin për secilin nga ju veç e veç ju uroj punë të mbarë, ka sfida që na presin si qeveri e re. Falënderim i veçantë për stafin mjekësor të cilët treguan profesionalizëm të lartë në menaxhimin e situatës me Covid-19. Ngushëllime për familjet e viktimave që janë prekur nga pandemia”, ishin fjalët e para të Hotit kur hapi mbledhjen.

Hoti potencoi se Qeveria në krye të së cilës është ai, ka për obligim që t’i jap frymë demokracisë së brendshme. Ai u zotua se do të jenë llogaridhënës para të gjithë deputetëve.

“Qeveria e re për ka për obligim qe t’i jap frymë demokracisë sonë të brendshme, respektim të rendit dhe ligjit dhe t’i nënshtrohet vetëm kushtetutës së vendit. Do të jemi llogaridhënës para gjithë deputetëve të Kuvendit, pozitës dhe opozitës, duke vendosur diskurs të ri në vend. Është program ambicioz, besoj në atë program në këtë ekip të shkëlqyeshëm me partnerët e koalicionit. Kemi ndërtuar pritje të qytetarët dhe do u dal zot atyre”, tha Hoti.

Hoti tha se do t’i kthehen punës dhe jo retorikës së përditshme, meqë siç tha ai mos t’i mundojnë qytetarët me retorikë por tu ofrojnë atyre punë të përditshme.

“Kjo qeveri për herë të parë do të ketë një program qe merr parasysh nevojat që kanë grupet e caktuara të shoqërisë në Kosovë, nevojat që i kanë komunitetet, shërbime te mira në arsim e shëndetësi, pres bashkëpunimin e ngushtë nga secili prej jush, edhe brenda qeverisë edhe me opozitën e të gjithë”, tha ndër të tjera Hoti.

#LIVE-Mbledhja e parë e Qeverisë së re

Posted by RTV21 on Thursday, 4 June 2020