Në mëngjesin e së premtes do të mblidhet Qeveria e Kosovës. Kjo mbledhjavjen pas zhvillimeve të fundit në vend të cilat u krijuan pas konfirmimeve të aktakuzave ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Mbledhja pritet të fillojë nga ora 09:00.

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të mbajë edhe konferencë për media.

Përveç Hashim Thaçit dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit aktakuza nga Specialja iu konfirmua edhe deputetit nga VV-ja, Rexhep Selimi. Në vazhdë të këtyre zhvillimeve, të mërkurën ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi është arrestuar nga hetuesit e Gjykatës Speciale dhe është dërguar për në Hagë./21Media