Kryeministri i ri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka arritur në ndërtesën e ekzekutivit, në ditën e tij të parë të punës si udhëheqës i këtij institucioni.

Me një kalim para Gardës Ceremoniale, Hoti ka nisur ditën e parë të punës si i pari i ekzekutivit. Në hyrje te ndërtesës pritej vetëm nga sekretari i Qeverisë dhe jo nga paraardhësi i tij, ish-partneri i koalicionit qeverisës, Albin Kurti.

Hoti i LDK-së që u zgjedh dje kryeministër, do të mbajë sot mbledhjen e parë të qeverisë.

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës është votuar Qeveria Hoti. Formimi i Qeverisë u votua me 61 vota për, ndërsa 24 kundër dhe një abstenim. Hoti do të qeverisë me kabinetin e tij të përbërë nga 4 zëvendëskryeministra dhe 16 ministra.