Ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe deputetës, Mimoza Kusari-Lila ka pasur përplasje në seancën e sotme të Kuvendit.

Kusari-Lila e ka akuzuar Hoti për ndërrim të qëndrimeve për çështjen e minischengenin.

Kësaj deklarate iu është përgjigjur kryeministri, duke thënë se është deputetja Mimoza Kusari-Lila ajo që ndërron qëndrimet.

“Kemi pas plot debate për këtë çështje, disa herë, për minischengenin nuk ka marrëveshje, as në mesin e atyre tre vendeve që e kanë negociu, do të diskutojmë për të çuar përpara këtë nismë, Kosova do të marrë pjesë vetëm si palë e barabartë. Nuk ka asgjë të cilës ne po i bashkohemi, po negociojmë një marrëveshje për lëvizje të lirë, me Kosovën si shtet i barabartë, unë nuk i ndërroj pozicionet ti e di mirë këtë, por ti sa herë i ndërron ulëset i ndërron poziticionet”, ka thënë Hoti./21Media