Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se sot ka marrë mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca.

“Jam shumë i lumtur të ndaj me ju urimin që mora nga Shkëlqesia e saj, kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po ashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Republikën e Kosovës”, ka thënë Hoti.

Në shkrimin i tij në Facebook, Hoti ka bërë të ditur se sot ka pasur një bisedë telefonike me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike./21Media

Sot mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca!

Jam shumë i lumtur të ndaj me ju urimin që mora nga…

Posted by Avdullah Hoti on Monday, 8 June 2020