Deri më tani asnjë laborator privat në Kosovë nuk është licensuar për të bërë testime për COVID-19. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, në emisionin “Bon Bon” në RTV 21.

Hoti apeloi te qytetarët që të mos kryejnë teste të cilat nuk janë të legalizuara nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Ai po ashtu ka paralajmëruar do të vendosen masat restriktive nëpër komuna tjera nëse do të ketë rritje të rasteve me COVID-19./21Media