Qeveria e Kosovës miratoi sot projektbuxhetin për vitin 2021.

Para votimit, projektbuxhetin e ka prezantuar Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ku ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro.

Bajrami së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, mbajtën një konferencë për media.

Hoti tha se është i kënaqur me draft buxhetin, i cili sipas tij, parashikohet të kthejë buxhetin dhe shpenzimet pak më mirë se sa ka qenë në vitin 2019.

Tutje kryeministri tha se nuk preket sektori publik, mirëmbahet të gjitha shërbimet dhe numri i të punësuarve ne sektorin publik.

“Ne mund të ju dalim ballë obligimeve buxhetore që kemi, me këtë buxhet, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe rimëkëmbjes ekonomike”, theksoi Hoti./21Media