Kryeministri Avdullah Hoti, në konferencën për media ka treguar arsyet se përse është detyruar javën që lamë pas, të shkarkojë nga detyra 3 zyrtarë, atë të ATK-së, Doganës dhe Policisë së Kosovës.

Hoti tha se vendimet i ka bërë në përputhje me ligjin.

Sipas tij, ish-drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka treguar paaftësi ose sjelljes se keqe, ka miratua rregulloren për organizimin e brendshëm të ATK, në kundërshtim me ligjin përkatës. Poashtu sipas kryeministrit, ish-drejtori ka shpallur konkurs për pozita pune, ndërsa ish-drejtorët i ka konsideruar tepricë.

Ka bërë lëvizje të stafit, duke i degraduar zyrtarët e kësaj agjencie me pagat e tyre”, theksoi Hoti.

Kurse për lirimin nga detyra të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Doganës së Kosovë, Hoti tha se ka marrë këtë veprim pasi ai është në garë për drejtor në konkurs, shkruan rtv21.tv

Tek Dogana e Kosovës është në proces e sipër zhvillimi i konkusit për drejtor të Doganës. Ushtruesi i detyrës që ishte në detyrë deri javën e kaluar, është liruar nga detyra pasi ai është në garë për drejtor në konkurs”, u shpreh kryeministri.

Menaxhimi jo i mirë i aksionit në Karaçevë, performanca jo e kënaqshme dhe numri i madh i policëve të përfshirë në vepra të ndryshme penale, janë disa nga arsyet që e shtynë kryeministrin Hoti, të lirojë nga detyra ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Rasht Qalajn.

Qalaj, sipas Hotit, punoi në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Kryeministri tha se përkundër arrestimit të 68 pjesëtarëve për përfshirje në vepra të ndryshme penale, nuk është bërë asnjë ndryshim në menaxhmentin e lartë të departamenteve kundër korrupsionit në Polici./21Media