Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se zhvillimet e fundit me Gjykaten Speciale nuk nënkuptojnë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje! Në një intervistë për Argument Plus ai tha se kjo varet nga forcat politike në vend nëse mund të dakordohen për të gjetur një zgjidhje për të tejkaluar këtë situatë të krijuar! Ai thekson se Gjykata Speciale ka prekur figurat kyçe të skenës politike dhe në këtë situatë duhet të tregohet maturi politike! Hoti nënvizon se rezervohet nga komentimi i punës së Speciales dhe insiston në respektimin e prezumimit të pafajësisë!

 Në këtë situatë kur vendi është me U.D te presidentit, Hoti thotë se shpreson që nuk do të shkojë gjatë dhe paralajmëroi se partitë politike do të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për postin e Presidentit! Ai shprehet i rezervuar nëse LDK do të ketë kandidat për president ndërsa në pyetjen se a do ta përkrahin Haradinajn për president thotë se do te respektojnë procedurat kushtetuese! “Një gjë është e qartë, në ose duhet te merremi vesh për zgjedhjen e presidentit ose vendi duhet te shkoj ne zgjedhje” përfundon Hoti.

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin Argument Plus në RTV21 duke filluar nga ora 21:30./21Media