Kryeministri Avdullah Hoti përmes një konference për medie, mohoi se dje është diskutuar për themelimin e Asociacionit, ani pse pala serbe insiston se në takimin e djeshëm në Bruksel e kanë hapur këtë temë.

“Dialogu bëhet për marrëveshje përfundimtare dhe njohje reciproke. Çfarë deklarojnë zyrtarët e caktuar të delegacionit serb kur dalin prej takimeve nuk i marr fare seriozisht, as nuk i marr fare parasysh”, tha ai./21Media