Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një debati të organizuar nga Instituti Riinvest, kryeministri Hoti ka thënë se pret që në dy javët e ardhshme të ketë ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve.

“Unë pres që për një javë, dy, të përgjysmohet ndoshta numri i të prekurve. Ndoshta edhe për shkak të rritjes së efektivitetit të masave”, deklaroi Hoti.

Sipas kryeministrit, qeveria është angazhuar në rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e pandemisë.

“Kemi filluar përgatitjet që në rast se thellohet vala e dytë dhe rritet numri i të infektuarve ne jemi të përgatitur për periudhë afatgjate jo vetëm tash për të menaxhuar këtë situatë. Pra kemi nisur proceduat për të siguruar edhe 100 mijë teste serologjike. Me udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë sivjet do të shkojmë deri në 500 mijë vaksina të gripit sezonal si formë e imunizimit të qytetarëve”, tha Hoti.