Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot është takuar me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, me bashkëpunëtorë.

Hoti gjatë këtij takimi theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës Çlirimtare duke u zotuar për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta.

Kurse, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,  shprehu vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së. /21Media