Hoti në Uashington: Pritjet nga takimi i sotëm janë shumë pozitive

 

Delegacioni i Kosovës i prirë nga kryeministri Avdullah Hoti është nisur nga vendi ku po qëndrojnë në Uashington, drejt Shtëpisë së Bardhë, ku do të takohem me delegacionin e Serbisë, të ndërmjetësuar nga ambasadori Grenell.

Para takimit, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se sot fillojnë me shumë pozitivitet takimet në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar projektet për zhvillimin ekonomik në mes të dy vendet, ku pritjet i kemi shumë pozitive.

“Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç që për njohje reciproke dhe unë besoj që marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik është një hap më afër normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve në mes të dy vendeve që është vetëm njohja reciproke”, tha ai.

Në takim ndërkaq nikoqir do të jenë këshilltari  për Siguri i presidentit amerikan, Rorbert O’Brien si dhe emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Back to top button