Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me rastin e 10 majit – Ditës së Nënës, ka shprehur mirënjohje për rolin e nënave, duke thënë se ato janë mbrojtëset e jetës dhe zhvillimit të saj.

“Në të gjitha kohërat dhe karshi të gjitha sfidave, ato janë krijueset e botës dhe të së mirës, kurueset e dhimbjeve dhe shpirtit, prijetaret e dashurisë dhe lumturisë, mbrojtëset e jetës dhe zhvillimit të saj.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Figura të shumta si nga jeta politike ashtu edhe ajo artistike kanë shfrytëzuar këtë ditë për t’ua shprehur miënjohjen nënave të tyre. Kjo festë përkujton ndikimin e nënës në shoqëri dhe lidhjet e fëmijëve me nënën dhe vlerën e saj./21Media