I pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti dhe komisioneri e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, në një konferencë për media kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Hoti u shpreh se nëse nuk arrihet marrëveshje përfundimtare me Serbinë, do të vazhdohet si dy shtete të pavarura fqinje.

 

Në anën tjetër, komisioneri Varhelyi tha se nuk është pjesëmarrës i dialogut dhe se nuk dëshiron të diskutojë shumë për këtë çështje.

“Nuk dua të diskutojë për këtë çështje. Shoh se ka përparim dhe angazhim. Shoh që nuk janë të lehta negociatat që duhet t’i bëjnë. Por është një momentum që ka filluar të zhvillohet” ka thënë ai./21Media