Kryeministri Avdullah Hoti sonte bëri të ditur se nga java e ardhshme do të fillojë shpërndarja e 60 milionë eurove.

Hoti në facebook u shpreh se 87 milionë euro do të shpëndahen deri në fund të vitit.

“#Rimekembja po ndodhë! Fondi prej 87 mil € tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 mil €, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 mil € që i kemi aprovuar në Qeveri.”, u shkrua në llogarinë e kryeministrit në facebook./21Media