Hoti ngushëllon familjen Ramadani

 

 

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, u shpreh i tronditur nga lajmi për vdekjen e zëvendësministrit të Bujqësisë, Nehat Ramadani, i cili ishte infektuar me COVID-19.

Hoti ka ngushëlluar familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit.

“I tronditur thellë nga lajmi për ndarje nga jeta të zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe të Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit Nehat Ramadani, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë. Në këto momente të vështira për familjen, Qeveria e Kosovës dhe unë personalisht ju qëndrojmë pranë dhe bashkëndiejmë dhembjen për humbjen e më të dashurit tuaj. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e tij!”, ka shkruar Hoti.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani,  pas infektimit me COVID-19. /21Media

Back to top button