Ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës e thirrur nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti ka prezantuar sot gjatë mbledhjes së Qeverisë një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të procesit të dialogut.

Hoti ka thënë se ai është i ngarkuar me organizimin e gjithë procesit të bisedimeve me Serbinë.

“Në këtë samit unë kam prezantuar në detaje platformën tonë me Serbinë. Pas raportimeve në samitin e Parisit më 12 korrik është mbajtur videokonferenca, ku të dy palët kemi prezantuar qëndrimet e jemi dakorduar pastaj për takimin për të diskutuar për dy çështjet për personat e pagjetur dhe për aspektin ekonomik. Sa herë që të kemi diskutime të tilla unë do ju mbaj të informuar. Kam emëruar dje koordinatorin shtetëror i cili ka marrë përsipër të gjithë organizimin e këtij procesi të rëndësishëm”, ka thënë Hoti.

Në mbledhjen e 15-të të Qeverisë, kabineti qeveritar ka miratuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.