Hoti optimist se do të zgjidhen të gjitha çështjet në politikë

Hoti optimist se do të zgjidhen të gjitha çështjet në politikë

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ndonëse këto ditë është përdorur shpesh fjala “gjakderdhje”, populli i Kosovës e ka kaluar kohën e gjakderdhjes.

Ai është shprehur optimist se do të zgjidhen të gjitha çështjet në politikën e brendshme dhe të jashtme.

“Nuk do të ketë asnjë gjakderdhje tjetër.Të gjitha çështjet e pazgjidhura në politikën e brendshme dhe të jashtme, sado të vështira të jenë, do të zgjidhen me mjete politike, demokratike e kushtetuese.Këtë e sigurojmë ne, dhe ndjehemi besimplotë në këtë lloj qasje të zgjidhjes së çështjeve të hapura politike, sepse kështu na sigurojnë miqtë tanë euroatlantik.”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media

Këto ditë është përmendur shpesh fjala "gjakderdhje" nga disa politikanë, aq shumë saqë është bërë term i përdorur edhe…

Gepostet von Avdullah Hoti am Sonntag, 5. April 2020